Ilustrimi: Trembelat për KALLXO.com

Rruga Doganaj-Ferizaj mbyllet nesër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër segmenti i rrugës ‘R115’ nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë, rruga lidhëse për Ferizaj, do të jetë i mbyllur.

Sipas njoftimit të ministrisë, arsyeja e mbylljes është për qëllim të vendosjes së sinjalizimit horizontal.

Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 8:00 deri në orën 16:00.