Buleshkaj: Zyrtarët publikë në deklarimin e pasurisë kanë deklaruar shumë të mëdha të parave e pronave

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në muajin prill ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë duke përfshirë ndër të tjerë politikanët, profesorët universitarë dhe mjekët.

Drejtori i kësaj agjencie, Ylli Bukeshkaj, i ftuar në emisionin #KallxoPërnime tha se kanë vërejtur se shumë zyrtarë kanë deklaruar shuma të mëdha të të hollave dhe pronave.

“Nga deklarimi i pasurisë ka mjaft shumë zyrtarë që kanë deklaruar shuma të mëdha qoftë të të hollave apo edhe të pronave”- tha ai.

Buleshkaj tha se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit tha se ndër vite kanë dorëzuar numër të madh të kallëzimeve penale ndaj zyrtarë të cilët nuk kanë deklaruar drejt pasurinë e tyre.

Ani pse Buleshkaj thekson se Kodi Penal parasheh që pasuria e padeklaruar duhet të konfiskohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Shumë herë nuk mund të merremi me prejardhjen e pasurisë përveç se kur pasurisë është gjeneruar gjatë deklarimit të pasurisë. Deri më tani kemi dorëzuar numër të madh të kallëzimeve penale që kemi zbuluar që ka pas më shumë të hyra sesa janë deklaruar.  Kodi penal e parasheh që pasuria e pa deklaruar do të duhej të konfiskohej por nuk kemi ndonjë vendimmarrje”- tha ai në #KallxoPërnime më 04.05.2024.

Buleshkaj thekson se zyrtarët publikë të cilët nuk e deklarojnë pasurinë në shumicën e rasteve arsyetohen se ‘kanë harruar’.

Buleshkaj thotë se si Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk iu beson arsyetimeve të tilla.

Por kur rastet përcillen në Prokurori, këto arsyetime merren për bazë.

“Shumicën e rasteve në qoftë se zyrtarët publikë kanë thënë që kanë harru, për neve nuk kanë qenë të mjaftueshme si arsyetime. Ka raste kur Prokuroria iu ka besu atyre që kanë thënë kemi harru. Ka plot raste kur neve nuk është na u mbush mendja me një arsyetim të tillë. As gjobat nuk kanë qenë aq të mëdha që të jenë parandaluese. Kemi politikanë që kanë pasuri miliardëshe ka plot nga to që nuk kemi mund me e verifiku, kemi dorëzuar në prokurori ajo e ka mbyll rastin. Mund të mos jenë në Kosovë dhe ne nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime jashtë vendit. Vitin paraprak jemi njoftu nga një OJQ që një politkan i ka pas 5 milionë euro në një bankë të Zvicrës dhe kjo është marrë vesh vetëm pas rrjedhjes së të dhënave nga banka”- tha ai gjatë intervistës në #KallxoPërnime.