FSK, Foto: KALLXO.com

Drejtori i APK-së: Kontratat njëburimore për gullash do të arsyetoheshin nëse Ushtria e Kosovës mbetet pa bukë 

Mbi 117 milionë euro ishte vlera e kontratave të lidhura me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës gjatë vitit 2023. 

Në krahasim me vitin 2022, vlera e kontratave është rritur për 38,689,738.59 euro më tepër apo 49.24 për qind. Në vitin 2022 vlera e përgjithshme e kontratave të lidhura me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë ishte 78,569,183.51 euro.

I ftuar në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se ky institucion nuk ka autorizim për të hetuar kontratat njëburimore por mund të japin rekomandime.

Buleshkaj tha se kontratat njëburimore të dhëna për ‘gullash’ do të arsyetoheshin nëse Ushtria e Kosovës do të mbetej pa bukë. 

“Ne nuk kemi autorizime për të hetu kontrata. Mund të japim rekomandime. Kontratat një burimore fillimisht duhet të trajtohen nga OShP dhe KRPP sepse të gjitha këto duhet të regjistrohennë sistem. Kontratat një burimore për gulash do të ishte e arsyeshme nëse ushtria e kosoves mbet pa bukë. Për këto raste duhet t’i vlerësojmë një për një”- tha ai në #KallxoPërnime më 04.05.2024.