Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rrahje për një Mosmarrëveshje

Një person është arrestuar nga policia pasi që në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër për të cilin policia nuk ka dhënë detaje se a është arrestuar, kanë sulmuar një person për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren në Rrugën “Ismet Jashari”.

Policia bën me dije se si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të rrahjeve.