Rahovec, vëllai gjen të vdekur vëllain në oborr

Një person ka vdekur në Rahovec në mëngjesin e ditës së djeshme.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rastin e ka lajmëruar vëllai i viktimës, i cili e ka gjetur në oborrin e shtëpisë pa shenja jete me një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. 

Rast ka ndodhur rreth orës 06:16.