Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.

Siç njofton Policia informata për gjetjen e trupit të pajetë të një burri është pranuar nga ekipi mjekësor.

Rasti ka ndodhur më 07.04.2024.

Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.