Vdekje e dyshimtë në Batllavë

Një person është gjetur pa shenja jete nga një familjar i tij në një pyll në fshatin Batllavë të Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh të datës 21.04.2024.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete”- bën të ditur Policia.

“Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”- thuhet në njoftim.