Arkiv Protesta | Foto: Atdhe MUlla

Qeveria: Vendimet Tona ua Kursejnë nga 300 Euro Familjeve Kosovare

Zyra e Kryeministrit ka reaguar ndaj shkrimeve në media në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në reagimin e Qeverisë thuhet se asnjëherë kryeministrit Haradinaj nuk e ka përmendur mundësinë e ngritjes së çmimit të energjisë.

“Kryeministri Haradinaj në asnjë rast, nuk ka përmendur mundësinë për rritjen e çmimit, për më tepër është duke u angazhuar që të ketë furnizim të rregullt me energji, pa rritje”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Madje në komunikatë thuhet se vendimet dhe puna e Qeverisë kanë ndikuar që secila familje kosovare t’i kursejë afro 300 euro në sezonin dimëror.

“Vendimet dhe puna e Qeverisë Haradinaj ka bërë që secila familje t’i kursejë afro 300 euro në sezonin dimëror”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në fund, Zyra e Kryeministrit ka kërkuar nga mediat që të jenë korrekt në raportim.