Mbledhja e Qeverisë (Arkiv)

Qeveria ndan 53 milionë euro për ‘Bechtel Enkan’

Qeveria e Kosovës ka ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që fillimisht t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq tha se po ia ndajnë këto para për të mos u përballur me procese gjyqësore.

Në Mbledhjen e Qeverisë po ashtu u vendos që komuna e Malishevës të bëhet me Zonë Ekonomike./21Media