PSD tregon se çfarë duhet të bëhet në Kosovë që të ndalet migrimi

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri tha se migrimi është gati të bëhet vendim dhe vullnet kolektiv i qytetarëve të Kosovës.

“Kur i shohim statistikat dhe trendin për gjatë viteve, të qytetareve të cilët largohen nga Republika e Kosovës shumë lehtë mund të përcaktojmë që migrimi është duke u bërë vullnet dhe vendim kolektiv”, tha ai.

Sipas deputetit, duhet të analizohen shkaqet e këtij migrimi.

“Një nga problemet kryesore sot në Kosovë është niveli i lartë i papunësisë dhe përceptimi i qytetarëve për këtë. Edhe kushtet e vëshira të punës me të cilat ballafaqohen qytetarët. Qytetarët po dalin nga Kosova për të mos u kthyer më”, theksoi Ymeri.

Ymeri shtoi se për PSD-në gjëja më e rëndësishme që duhet të ndodhë në Republikën e Kosovës, vjen nga 3 faktorë.

“1. Ta kemi një model ekonomik që bën trajtim të barabartë të qytetarëve, 2. Barazia karshi institucioneve publike dhe gjyqësorit të fillojë të bëhet realitet. 3. Ta përdorim veçanërisht sistemin arsimor në mënyrë që qytetarët ta pajisen me dijen dhe aftësinë që të ballafaqohen me kërkesat ekonomike të së ardhmes”, tha ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.