PSD sot mban Kuvendin Zgjedhor

Partia Socialdemokrate (PSD), sot do të mbajë Kuvendin Zgjedhor.

Sipas njoftimit, Kuvendi Zgjedhor do të fillojë në ora 11:00.

Kjo vjen pasi në dhjetor të vitit 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kishte pezulluar PSD-në si parti politike, pasi që nuk kishte mbajtur Kuvendin Zgjedhor brenda afatit.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e kishte quajtur si dashakeqësi ndaj PSD-së, pezullimin si parti politike nga ana e KQZ-së.

Pezullimi i PSD-së, reagon Dardan Molliqaj