Foto ilustruese: Pixabay

Projektligji për Pagat, javën e ardhshme në qeveri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se javën e ardhshme, qeveria e tij do ta ketë të gatshëm një draft ligj për pagat në Kosovë.

Ky dokument vjen në qeveri pak javë pasi ekzekutivi vendosi për rritjen deri në 100 përqind të pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar.

“Sot me ministrin Yagcilar, javën e ardhshme që vjen do ta keni për diskutim ligjin për paga, nuk do të votojmë, por javën që vjen do ta kemi gati. Me këtë ligj e kemi target nivelizimin e pagave por edhe rritjen e pagave në disa sektorë. Me nivelizim nuk do t’i ulim pagat gjykatësve e prokurorëve, kjo është me rëndësi”, tha Haradinaj.

Rritja e pagave, nuk është pa çare!