array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Rritja e pagave, nuk është pa çare!

Deklarata

Ramush Haradinaj: Ministri i Financave ka deklaruar në takime zyrtare që do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tani edhe sikur mos të dojshim na, nuk kemi çare pa e respektuar atë vendim.

 

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të stafit politik, duke përfshirë edhe anëtarët e kabinetit qeveritarë, nuk bie ndesh me Kushtetutën. Ky vendim i qeverisë ka efekt të menjëhershëm për rritjen e pagave edhe gjithë sektorit të drejtësisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që e kanë shqyrtuar këtë vendim. Por, i njëjti vendim nuk obligon qeverinë që ta ekzekutojë vendimin e rritjes të pagave. E aq më pak, nuk ia pamundëson qeverisë që të tërhiqet nga vendimi për rritjen e pagave. Pra, zbatimi i vendimit të qeverisë për rritjen e pagave nuk është pa çare, por është dëshirë dhe vullnet i kabinetit qeveritar.

Artikulli

Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendim për rikthimin në fuqi të një vendimi që dyfishonte pagat e Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve brenda kabinetit.

Kjo erdhi pasi Gjykata Kushtetuese vlerësoi që vendimi për rritjen e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë në këtë vendim përmendet që Agjencia Kundër Korrupsionit kishte konstatuar që vendimi i Qeverisë të Kosovës për t’ia rritur pagat vetes është në konflikt interesi.

Menjëherë pas rikthimit në fuqi të vendimit për rritjen e pagave, qeveria është kujdesur që t’i ndërmarrë të gjitha masat që pagat e qershorit t’i marrë me rritje.

Megjithatë, ky vendim nuk u pëlqye nga Ministri i Financave, Bedri Hamza i cili vendosi që pagën e rritur të mos ia procedojë vetes e as 7 këshilltarëve të tij.

Në një konferencë për media, Kryeministri Haradinaj nuk e konsideroi ‘burrni’ vendimin e Hamzës duke thënë se vendimi i kushtetueses i detyron ata të marrin rrogat e rritura.

“Ministri i Financave ka deklaruar në takime zyrtare që do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tani edhe sikur mos të dojshim na, nuk kemi qare pa e respektuar atë vendim. Nëse don Ministri i Financave me qenë burri më i mirë i qeverisë së Kosovës, Zoti Hamza le të ndihmon përshpejtimin e Ligjit për nivelizimin e pagave, le të na përkrahë në rritje të pagave, le të jetë më vizionar. Qasja e tij nganjëherë është e pakuptimtë”, tha Haradinaj.

Në fakt, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë rast është vlerësim i kushtetueshmërisë së vendimit, por nuk obligon qeverinë që ta ekzekutojë vendimin e rritjes të pagave. E aq më pak, nuk ia pamundëson qeverisë që të tërhiqet nga vendimi për rritjen e pagave.

Agjencia Kundër Korrupsionit nuk është dorëzuar, pasi vlerëson që vendimi i qeverisë për rritjen e pagave përben konflikt të interesit dhe si të tillë do ta procedojnë në gjykatë në bazë të ligjit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.