Ilustrim - Arme e konfiskuar

Policia i gjen armë e fishekë në trup, arrestohet gjakovari

Policia e Kosovës ka ndalur një automjet me tabela vendore, në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, tek i cili kanë gjetur një revole dhe pesë fishekë të cilat ishin pa leje.

Sipas njoftimit, gjatë legjitimit dhe kontrollimit në trup, është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole, e kalibrit 8mm dhe një karikator me pesë fishekë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.