Foto: Njoftimi i MPMS-se

Përurohen punimet në Shtëpinë e Pleqve

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, gjatë përurimit të punimeve të bërë në Shtëpinë e Pleqve ka thënë se rezidentët e kësaj shtëpie nuk do të lihen në harresë dhe se institucionet do të përkujdesen gjithnjë për ta.

”Duart që ndihmojnë janë më të shenjta se buzët që luten. Që të përkujdeset dikush për ne, duhet që ne sot të përkujdesemi për këta banues të kësaj shtëpie. Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë”, tha ai.

Sipas një njoftimi për media, Makolli dhe drejtoresha e Shtëpisë së Pleqve, Raze Aliqkaj, ndanë mirënjohje për përfaqësuesin e korporatës multinacionale Japan Tobacco International, Përparim Tushaj, si dhe implementuesin e këtij projekti në Prishtinë, Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim.

JTI dhe Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim kanë bërë rregullimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme në Shtëpinë e Pleqve.