Foto: Ilustrim

Pejë, arrestohet kultivuesi i bimëve narkotike

Një person është arrestuar dje nga policia në Pejë për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë i dyshuari kishte kultivuar disa bimë narkotike të llojit kanabis në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërsa, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 113 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.