Pasuria e Limajt

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, në Agjencinë Kundër Korrupsion Limaj ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën e 900 mijë eurove, njëjtë si në deklarimin e vitit të kaluar.

Po ashtu vlerë të ngjashme me atë të një viti më parë ka edhe pasuria e luajtshme e Limajt. Sipas formularit, Limaj posedon pasuri të luajtshme në vlerë 30 mijë euro.

Për dallim nga deklarimi i një viti më parë, i pari i Nismës ka deklaruar se nuk ka para të gatshme në institucionet financiare. Në vitin e kaluar vlera parave të gatshme që Limaj kishte deklaruar në banka ishte 210 euro.

Të ardhurat vjetore të Limajt në deklarimin e pasurisë janë 21 mijë e 924 euro, 16 mijë e 524 euro nga të cilat prej buxhetit të Kosovës dhe 5400 nga paga e bashkëshortes.

KALLXO.com ka shkruar edhe për deklarimet tjera të zyrtarëve.

http://kallxo.com/kryetari-kuvendit-shton-parate-ne-banke/

http://kallxo.com/me-shume-te-hyra-si-president/

http://kallxo.com/albin-kurti-pa-shtepi-e-pa-veture-2/