Foto: Urim Kransiqi/KALLXO.com

Alban Hyseni deklaron 1 euro të ardhura të bashkëshortes nga biznesi

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit dhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosjes në këtë qytet ka deklaruar se posedon një veturë në vlerë prej 15 mijë eurove, të cilën thotë se e bleu me kredi dhe pagë gjatë vitit 2023.

Si pasuri të paluajtshme ka deklaruar se ka dy toka, njërën prej 7 mijë e 900 metrave katrorë në vlerë prej 2 mijë e 800 euro si dhe tjetrën prej 4 mijë e 560 metrave katrorë në vlerë prej 1 mijë e 700 eurove.

Hyseni ka deklaruar se në kredi ka hyrë gjatë vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023.

Për kredinë e parë, të cilën e ka marrë për hapjen e biznesit nga bashkëshortja e tij, ka deklaruar se i kanë mbetur për t’i kthyer edhe 8 mijë e 884 euro e 80 centë.

Kurse për kreditë e dytë të cilën e ka marrë për blerjen e veturës, ka borxh edhe 19 mijë e 877 euro e 22 centë.

Kryetari i Gjilanit si pagë vjetore ka deklaruar shifrën prej 1 mijë e 287 euro e 64 centë, që i merr si kryetar komune si dhe të ardhura të bashkëshortes në vlerë prej 1 euro nga biznesi.

Linku për qasje në deklarimin e pasurisë së Alban Hysenit.