Pal Lekaj, marrëveshje për rrugë me tri komuna të Dukagjinit

Ministri i infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën priti në takime të ndara kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe atë të Pejës.

Sipas një komunikate për media, bëhet e ditur se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këto komuna për projektet infrastrukturore të tyre.

“Këto marrëveshje janë vazhdimësi e mbështetjes së MIT-së për komunat, sikurse vitin e kaluar, kur dihet se kapacitetet buxhetore të komunave janë të vogla dhe nuk mund t’i përcjellin trendet e zhvillimit infrastrukturor në vend”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në komunikatë. Komuna e Gjakovës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për vitin 2019-të, përfiton 11 projekte në vlerë prej 1.081.665.00 euro, për këtë vit.

Ndërkaq, Komuna e Deçanit 4 projekte në vlerë prej 650.00,00 euro.

Kurse ajo e Pejës 8 projekte, në vlerë prej 1.120.000,00 euro.

“Mbështetja financiare e MIT-së për këto komuna rrjedh nga alokimi buxhetor për vitin 2019-të i kësaj ministrie, të dedikuara për mbështetje të projekteve infrastrukturore në të gjitha komunat e Kosovës”, është thënë në komunikatë.