Katër të arrestuar në Pejë për dhunë në familje

Policia e Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona në katër raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme 14.05.2024, nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas Policisë, tek personat e arrestuar janë gjetur armë dhe nartoktik.

“Pas intervisitmit të personave të dyshuar, tre nga ta me vendim të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48 orë për veprat e lartëcekura, ndërsa një nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt” – ka njoftuar Policia e Kosovës në komunikatë për media.