Makina në lëvizje qëllohet me armë zjarri në rrugën Deçan-Junik

Mbrëmë më 13.05.2024 rreth orës 21:20 një makinë është qëlluar më armë zjarri nga persona të panjohur derisa po qarkullonte në rrugën Deçan-Junik, më saktësisht në fshatin Voksh.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova bëri të ditur se në makinën e viktimës nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme.

Derisa, me urdhër të prokurorit, rasti po trajtohet si ‘Vrasje në tentativë’.