Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Në gjendje të dehur tentoi ta thyejë derën e dhomës ku ishte gruaja e tij, arrestohet

Në raportin e fundit policor, janë regjistruar tri raste të dhunës në familje në komunën e Pejës.

Në njërin rast, më 18.05.2024 rreth orës 02:40, raportohet se është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se në gjendje të dehur ka tentuar që të thyej derën e dhomës së gjumit të bashkëshortes së tij, e cila nuk i ka hap derën.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, edhe një tjetër është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin tjetër në Pejë, 18.05.2024 është arrestuar i dyshuari pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

“Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” -thuhet në raportin policor.