Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se kanosi zyrtaren policore, arrestohet një person në Pejë

Nën dyshimin se ka kanosur një zyrtare policore, është arrestuar gjatë ditës së djeshme më 15.05.2024 një person në Pejë.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar mjetin e tij në mënyrë të rrezikshme, është ndaluar nga një zyrtare policore të cilën e kishte kanosur verbalisht.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.