Zenun Pajaziti, shef i GP të PDk. Foto: Atdhe Mulla

Pajaziti: Ekip negociator kredibil dhe gjithëpërfshirës

Zenun Pajaziti nga Grupi Parlamentar i PDK-së tha se Kosovës i duhet një ekip negociator kredibil dhe gjithëpërfshirës.

Ai tha se këto seanca janë të ngutshme pasi gjatë gjithë kohës kemi pasur sinjale nga partnerët dhe miqtë.

“Pa dashur të hyjë tash në debat, mbështes qëndrimin e grupit parlamentar. Por duhet të flasë në frymën e Xhelilit dhe Kuçit. Kohët e fundit ky parlament ka pasur sfida dhe vendime të vështira dhe në disa prej tyre jemi vonuar, dy vjet i kemi humb për demarkacionin dhe prapë kemi ardhë në një frymë të njëjtë. Mënyra se si e keni pru sot ngutshëm më një seancë të jashtëzakonshme i kemi pasë dy muaj pushim, i gjithë ky vit ka ardh me sinjale nga miqtë dhe partnerët. Duhet të jemi të vëmendshëm për këtë proces dhe është në gatishmëri të të gjithëve me përmbyllë me Serbinë këtë proces negociator tregoni që ka diçka që duhet përmirësuar. Shpresoj që nuk do të vini prapë me një vendim tjetër, shpresoj që ky ekip të punoj dhe të kryej detyrën e vet. Por ta dini që vendit tonë i duhet një proces gjithëpërfshirës. Kërkojmë përgjegjësi më të madhe prej opozitës, por shumica gjithmonë e ka për detyrë që më kriju një ambient kredibil, ku të gjithë të jenë më aktiv në këtë drejtim me opozitën shoqërinë civile dhe me të gjithë dhe këtij vendi i duhet një ekip negociator kredibil”. tha Pajaziti.

Kuvendi i Kosovës po mbanë mbledhjen e nëntë si mbledhje të jashtëzakonshme, ku Qeveria thotë se do të diskutojë për ekipin negociator që do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë.

Ndërsa sot edhe opozita në Kuvend do të kërkojë miratimin e një rezolute për të kundërshtuar pjesëmarrjen e presidentit Hashim Thaçi në bisedimet në Bruksel.

Ekipi negociator është i qëlluar por duhet të jetë i plotësuar që në start” tha XheliliKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj propozoi që Fatmir Limaj të jetë kryesues, Enver Hoxhaj zëvendëskryesues, Dardan Gashi anëtarë i ekipit, Mahir Jagcilar, anëtarë, por do të ketë edhe përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Social Demokrate, Lidhja Demokratike dhe Alternativa.