Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dy persona të maskuar tentuan t’i vënë flakën një shkolle në Prishtinë

Në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme (03.05.2024) dy persona të panjohur të cilin ishin maskuar e posedonin me vete edhe materiale djegëse kishin tentuar që t’i vënë flakën objektit të një shkolle.

Dy të dyshuarit deri më tani ende të paidentifikuar, sipas policisë kishin thyer një dritare të shkollës e më pas kishin hedhur edhe benzinë me qëllimin që t’i vinin flakën objektit.

Ka qenë personeli i shkollës i cili ka vërejtur veprimet e dyshimta ndërsa me të parë dy të dyshuarit personelin kishin larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e më pas është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti po vazhdon të hetohet edhe më tutje ndërsa është iniciuar vepra penale dëmtim apo asgjësim i pasurisë.