ORCA: Ka përmirësim të dukshëm në zgjedhjen e stafit akademik në UP

Organizata për Rritjen e Cilësiësë në Arsim (ORCA), ka prezantuar sot një analizë për zgjedhjen e personelit akademik mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës 2018.

Në këtë analizë janë hulumtuar 199 kandidatë në Universitetin e Prishtinës të rekomanduar pozitivisht nga komisionet vlerësuese në fakultetet përkatëse.

Sipas ORCA, nga 199 kandidatët e shqyrtuar nga ORCA, 153 plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur, rizgjedhur ose avancuar si staf akademik. Në përqindje kjo shprehet në 77%.

“Vitin e kaluar kjo përqindje ka qenë 45%, që tregon një përmirësim të dukshëm në përmbushjen e kritereve ekzistuese.Kjo situatë vjen edhe si rrjedhojë e precizimit të kritereve përmes Udhëzimit Administrativ 01/2018 të MAShT Nr. 07/2018, si dhe Rregullores Nr. 465 Për Procedurat Përzgjedhëse të UP-së”, thuhet në njoftim.

Megjithatë sipas kësaj organizate përmirësimet e shënuara, mënyra ekzistuese e emërimit, riemërimit dhe avancimit të stafit lë shumë hapësirë për interpretime, korrupsion të formave të ndryshme, nepotizëm, klientelizëm.

Ata propozuan themelimin ei një autoriteti qendror me pjesëmarrje ndërkombëtare që verifikon, unifikon dhe jep titujt akademikë.