Këta janë profesorët dhe asistentët e avancuar, emëruar dhe riemëruar sot nga Senati i UP-së

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka miratuar avancimet, emërimet dhe riemërimet e profesorëve sipas konkursit të shpallur në muajin maj.

Në këtë mbledhje u votua për stafin e Fakultetit Juridik, Filozofik, Bujqësisë dhe Veterinarisë, Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Në fakultetin Filozofik u avancuar profesori Aliriza Arënliu, nga profesor i asocuar në profesor të rregullt.

Po ashtu u avancuan edhe Selim Bezeraj dhe Liridona Jemini- Gashi nga profesor asistent në Profesor të asocuar. Ndërsa, kandiati Tahir latifi u emërua në profesor asistent.

Kurse, si asistentë u riemëruan: Atdhe Hetemi, Vlerona Haxholli, Linda Hoxha, Rita Selimi dhe Lirije Palushi.

Fakulteti Juridik

Në senat mori dritën e gjelbër për avancim në Fakultetin Juridik, Bashkim Preteni që deri tani ka qenë asistent dhe u avancua në profesor asistent.

Fakulteti i Ndërtimtarisë

Në këtë fakultet u avancuan Milot Muhaxeri dhe Lavdim Osmanaj nga asistent në profesor asistent.

Ndërsa si asistent u riemëruan: Arban Berisha dhe Ali Muriqi, kurse u emëruan për herë të parë si asistent: Vigan Salihu, Premton Thaçi, Shkëmbim Makolli dhe Venera Hajdari.

Fakulteti i Bujqësisë

Senati i UP-së po ashtu sot avancoi profesorin e asocuar në profesor të rregullt, Avni Robaj.

Ndërsa, Fatos Krasniqi nga asistent u avancuar në profesor të asocuar.

Fakulteti i Arkitekturës

Në këtë fakultet është shënuar numër rekord sot i grave të emëruar.

Florina Jerliu, u avancuar nga profesor asistent në profesor të asocuar.

Rozafa Basha u avancua nga asistente në profesor asistent, njësoj si ajo edhe Miranda Rashani. Kurse, Ardita Bytyçi Jakupi, u riemëruar si asistente.

Për herë të parë asistentë u emëruan: Flaka Xerxa- Beqiri, Rrona Berisha dhe Rinë Zogiani.

Në mbledhjen e ardhshme të senatit pritet të shqyrtohen kandidatët e fakulteteve të tjera.

Konkursi për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik të UP-së ishte hapur më 17 maj të këtij viti në 14 fakultete të këtij universiteti.

Konkursi ka qenë i hapur deri më 31 maj dhe më pas vlerësimet janë bërë nga ana e Komisioneve Vlerësuese të ndara nga Këshillet e Fakuleteve.

Çdo raport i komisionit vlerësues kalon në filtrat e Këshillit të Fakultetit dhe një grupi këshilldhënës të rektoratit të UP-së dhe më pas vendos Senati.