Senati miraton emërimet e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë mbledhjes së sotme ka shqyrtuar dhe miratuar zgjedhjen e personelit të ri akademik në fakultete.

Lidhur me konkursin në Fakultetin Filologjik, u potencua që emërimi i dy kandidatëve në pozitën profesor asistent të kthehet në rishqyrtim.

Këshilli i Fakultetit Ekonomik ka propozuar emërime të disa profesorëve në pozitën e profesorëve asistent.

Kandidatet Nexhmije Berisha dhe Afërdita Berisha Shaqiri në pozitën profesorë  të rregullt.

Ndërsa kandidatët: Sevdije Alshiqi, Liridon Veliu, Lura Rexhepi, Veton Zeqiraj, Arbana Sahiti, Saranda Kajtazi, Vjosa Fejza Ademi, Mjellma Carrabregu Vokshi, Arbër Hoti, Albulena Shala, janë emëruar në pozitat profesorë asistent.

Derisa kandidimi i Albana Berishës është propozuar të anulohet pasi dy pjesëtarë të komisionit e kanë kërkuar këtë, derisa vetëm njëri anëtar ka qenë pro.

Sipas të dhënave, kandidatja i plotëson të gjitha kriteret.

Nga Senati u tha se këshilli nuk ka pasur të drejtë të anulojë konkursin është tejkalim i kompetencave, ka mundur të formojë komision të ri.

Senati mori vendim që tu jepet 5 ditë afat që këshilli të plotësoj komisionin duke mos përfshirë dy anëtarët që kanë kërkuar.

Në rishqyrtim ka shkuar edhe kandidatura e Edona Berjovci.

Ndërsa, janë rizgjedhur në pozitat asistent: Diamanta Sojeva, Sead Ujkani, Blerim Dragusha.

Kandidimi i Shqipdona Hashanit është shtyrë nga senati pasi kishte qenë e rekomanduar për dy pozita dhe kandidatura e Flokart Aliut në pozitën asistent është anuluar ku pritet emërimi i një komisioni të ri vlerësueses brenda pesë ditësh.

Gjithashtu janë emëruar në pozitën asistent: Fitore Jashari, Granit Bllaca, Genc Zhushi, ndërsa kandidimi i Tringë Krasniqi është propozuar për kthim në këshill.

Në Fakultetin e Mjekësisë kandidatët Lul Raka dhe Dashnor Nebija janë emëruar profesorë të rregullt.

Arjana Kalaveshi është riemëruar si profesoreshë asistente.

Aplikimi i Ardiana Murtezai me niratim të Senatit shkoi në rishqyrtim, për pozitën profesor asistente.

Derisa, kandidatët Mimoza Basholli, Ramadan Sopi, Burim Neziri dhe Falmur Blakaj janë avancuar.

Sipas deklarimeve në mbledhjen e Senatit, për kandidaten Zana Vela komisioni ka kërkuar rivlerësim pasi nuk i është dhënë përparësi kandidatit tjetër që ka pasur më shumë pikë.

Kurse, janë riemëruar në pozitën e asiatentit: Arbnore Ibrahimaj, Arta Zeka dhe Dafina Bytyqi, Driton Vela, Miiranda Selmanja, Gazmend Maliqaj, Elvana Podvorica, Qëndresa Berishaj, Rina Prokshi dhe Shkurte Rreca Malaj.

Në pozitën e asistentit po ashtu janë riemëruar kandidatët Valë Hysenaj, Samire Dela, Saranda Ibrahimi, Valmira Maxhuni.

Pozitën e asistentit do e mbajnë edhe Drilon Zeka, Blerim Mehmeti, Shkëlzen Vela, Samir Bytyqi, Naser Lahu, Fisnik Jashari dhe Zgjim Limani.

Nga Senati u potencua se për herë të parë si asistentë u emëruan kandidatët Saranda Luli, Pranvera Hoxhaj, Sidita Sopjani, Bujar Shabani dhe Lavdije Morina.

Me vendim të senatit kandidatja Blerta Dulaku -Shkreta u emërua në pozitën asistent pasi ka pasur më shumë pikë se kandidati Bleron Faiku.

Në këtë pozitë u zgjodhën edhe Vlora Kurti, Sylejman Miftari dhe Ardiana Dragovica.

Për emërimet në Fakultetin e Edukatës Fizike, kandidati Besnik Morina është emëruar prof ass.

Kurse, 5 pozita janë dërguar në rivlerësim nga ana e komisionit të Fakultetit.

Në fakultetin e Edukimit në pozitën profesor asocuar u emëruan kandidatët: Blerim Saqipi, Majlinda Xhelaj dhe Vlora Sylaj, Ruzhdi Kuqi, Valbonë Berisha, Ethem Ceku, Xhavit Beqiri, Arlinda Bytyqi dhe Fatlume Berisha.

Ardita Devolli është riemëruar në pozitën profesor asistent.

Në pozitën profesorë asistent janë emëruar edhe Blerta Shehu, Edona Berisha Kida, Albulena Metaj, Sedat Bajraliu, Veli Krye!iu.

Derisa, në pozitën asistent u emëruan Fjolla Kaqaniku, Jeta Aliu dhe Arjan Musliu.

Kandidatura e Fahri Marecit u dërgua në rishqyrtim për pozitën prof asoc.

Ndërsa, kandidaturat e Mevlan Qafleshit dhe Labinot Kastratit janë dërguar në rishqyrtim me propozim të komisionit vlerësues.

Senati i Universiteti të Prishtinës po ashtu sot ka marrë vendim të tejkalojë vështirësitë e konkurseve për emërim të stafit akademik.

Senati i UP-së lehtëson procedurat e emërimit të komisioneve vlerësuese për staf akademik