Senati i UP-së avancoi, emëroi dhe riemëroi edhe një pjesë të stafit akademik

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për zgjedhjen e personelit akademik, të mbetur sipas konkursit të 14 majit të këtij viti.

Për Fakultetin e Arteve, Senati mori vendim që kandidatja Besa Luzha të riemërohet në pozitën profesor i asociuar. Ndërsa, Drilon Çoçaj, u emërua profesor asistent dhe Artemida Qarri Haxhiaj është emëruar korepetitore.

Në profesor të asociuar u emëruan Arianit Shehu, Kreshnik Aliçkaj, Shkumbin Bajrami dhe Agnesa Muharremi. Ndërsa, Mirsad Lushtaku u avancua në profesor i rregullt. Në këtë Fakultet u emërua si asistente edhe Ariana Nila.

Në Fakultetin Ekonomik u avancua si profesor i rregullt Besnik Krasniqi, ndërsa Safet Merovci u kthye në rishqyrtim.

Në Fakultetin e Bujqësisë u rimërua si profesor i asociuar Driton Sulejmani, ndërsa në atë të Sportit, Besim Halilaj u emërua profesor asistent.

Në Fakultetin Filozofik u avancua në profesor të rregullt Lulzim Dragidella dhe Gëzim Selaci u emërua profesor asistent.

Në Filologjik u avancua nga profesor i asociuar në të rregullt, Isa Memishi, ndërsa profesori Anton Berishaj u emërua përsëri si profesor i asociuar.

Në këtë Fakultet u riemërua Marjela Progni Peci si asistente, ndërsa Zahrie Kapllanaj u emërua në thirrjen profesor asistent.

Në Fakukltetin e Shkencave Matematiko-Natyrore Liridon Berisha u riemërua profesor asistent, Skender Demaku u avancua në profesor të asociuar, Fitim Humolli u emërua në profesor asistent dhe Ujkan Bajra po ashtu u emërua si profesor asistent.

Diskutimi zgjati më tej te kandidatja Tropika Agaj që u propozua si asistente, por komisioni këshillëdhënës i rektorit rekomandoi që të refuzohet.

Rektori Naser Sahiti propozoi që kandidatja të refuzohet përfundimisht. Por, senatori Bujar Dugolli tha se kandidatja ka nota të larta dhe është kandidate e mirë.

Ndërsa, Sahiti tha se i ka shkruar kryeredaktori i një reviste dhe i ka thënë që “ajo nuk është autore e as korrespodente dhe që më vonë i është vendosur ylli me kërkesë të dikujt”.

Në Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike, Liridon Sejdiu u emërua në thirrjen asistent. Në Fakultetin Juridik, Xhevdet Halili u emërua përsëri si profesor asistent dhe Mexhit Shaqiri u avancua në profesor asistent nga asistent.

Në Mjekësi, Mentor Sopjani u avancua në profesor të asociuar dhe Rrahman Ferizi u riemërua asistent.

Konkursi për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik të UP-së ishte hapur më 14 maj të këtij viti në 14 fakultete të këtij Universiteti.

Konkursi ka qenë i hapur deri më 31 maj dhe më pas vlerësimet janë bërë nga ana e komisioneve vlerësuese brenda fakuleteve.

Çdo raport i komisionit vlerësues kalon në filtrat e Këshillit të Fakultetit dhe një grupi këshilldhënës të Rektoratit të UP-së dhe më pas vendos Senati.