Senati i UP-së avancoi, emëroi dhe riemëroi edhe një pjesë të stafit akademik

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e sotme ka miratuar avancimet, emërimet dhe riemërimet e stafit akademik të katër fakulteteve.

Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore nga profesor të asocuar në të rregullat u avancuan: Elez Krasniqi, Ferdije Zhushi dhe Linda Grapci Kotori. Në këtë fakultet nga profesorë asistentë në të asocuar u avancuan Ermir Rugova, Bekim Gashi.

Nga asistentë në profesor asistentë u avancuan Ilir Mazreku dhe Lulzim Millaku. Ndërsa, Malush Mustafa, Naim Berisha, Fisnik Asllani, Ferat Krasniqi u riemëruan si asistentë.

Kurse, për herë të parë u emëruan si asistentë Donart Geci, Qëndrim Rashaj, Zeqë Toklaj dhe Njomza Elezaj. Po ashtu asistentë u emëruan edhe Ardita Kurtishaj dhe Albina Kalmashi në FShMN.

Fakultetin Filologjik u avancuan nga profesor të asocuar në të rregullt, Valbona Gashi Berisha dhe Rrahman Paçarizi, Nysret Krasniqi.

Ndërsa, Abdullah Rexhepi dhe Vjosa Hamiti nga profesor asistentë u avancuan në profesor të asocuar. Si asistentë u emruan: Agnesa Hasimja Basha, Mensur Vokrri, Selvaina Lajqi, Donika Elezaj, Liridona Berkolli, Ilir Breca dhe Blerta Blakaj.

Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike u avancuan si profesor asistentë: Arlinda Rrecaj, Halil Demolli, Shkelzen Shabani dhe Gëzim Hoxha.

Ndërsa si asistentë u zgjodhën: Kaltrinë Jakupi, Besart Berisha dhe Rinor Berisha, Shkumbin Makolli, Riad Morina, Liridon Ajeti dhe Faton Berisha.

Fakultetin e Arteve u avancuan dekani Hazir Haziri, nga i asocuar në të rregullt si dhe Astrit Kabashi e Shkumbin Istrefi.

Po ashtu profesor të rregullt u avancuan edhe Ismet Sijarina, Jeton Ahmetaj, Elmaze Nura, Haki Mulliqi dhe Xhevdet Pantina. Ndërsa profesor asistentë u avancuan: Rrezart Galica, Isak Duraku, Latif Hasolli, Yllka Fetahu.

Pika të tjera të rendit të ditës ishin edhe emërimi i prodekanes në Fakultetin e Arkitekturës, Arta Basha Jakupi, si dhe çështja e dorëzimit të raporteve të komisioneve vlerësuese nga ana e Fakultetit Ekonomik për konkursin për bashkëpuntorë të jashtëm.

Në mbledhjen e ardhshme të Senatit pritet të shqyrtohen kandidatët e fakulteteve të tjera.

Konkursi për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik të UP-së ishte hapur më 17 maj të këtij viti në 14 fakultete të këtij universiteti.

Konkursi ka qenë i hapur deri më 31 maj dhe më pas vlerësimet janë bërë nga ana e Komisioneve Vlerësuese të ndara nga Këshillet e Fakuleteve.

Çdo raport i komisionit vlerësues kalon në filtrat e Këshillit të Fakultetit dhe një grupi këshilldhënës të rektoratit të UP-së dhe më pas vendos Senati.

***(Teksti është edituar – 26.10.2021 – 16:04) Emri i Liridon Sejdiut është larguar nga lista e emrave të asistentëve të zgjedhur në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, pas përgjigjes që KALLXO.com ka marrë nga Universiteti i Prishtinës, se lënda e kandidatit Sejdiu është kthyer në Këshill të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për të respektuar procedurat sipas rregullores në fuqi.