Kuvendi i Kosovës

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme - DOKUMENT

Partitë opozitare LDK, LVV, PSD dhe dy deputeët e Alternativës kanë kërkuar sencë të jashtëzakonshme me datë 20.09.2018 në ora 14.00.

Në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thuhet se seanca e jashtëzanoshme është kërkuar për ratifikimin e MArrëveshjes së IPA-s e cila i sjellë 48 milion euro dhe për programin Evropa për qytetarët” i cili mundëson Kosovës qasje në mëse 17 programe të BE-së,  si dhe asistenca në platformat mbështetëse të IT dhe mbështetja në reformën e politikave për arsim dhe rini që parasheh Programi “ Erasmus +”.

“Duke pas parasysh mos funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës,  Grupi parlamentar i LDK-së, LVV-së, PSD-së dhe deputetët e pavaruar znj. Kusari- Lila dhe z. Deda duke pasur gjithnjë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të vendit të cilët do të përfitojnë nga ratifikimi i  marrëveshjeve ndërkombëtare në mes të BE-së dhe Kosovës dhe duke respektuar partneritetin e Kosovës me BE-në, kanë dorëzuar sot kërkesën me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme në të cilën kërkohet të ratifikohen këto marrëveshje ndërkombëtare”, thuhet në njoftim..

“Gjithashtu duke ditur se asistencat e BE-së në procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës e posaçërisht asistenca në përmbushjen e obligimeve të dala nga MSA-ja, siç janë asistencat që rrjedhin nga ratifikimi i Marrëveshjes së IPA-së që sjell 48 milion euro për Kosovën, Programi “ Evropa për qytetarët” i cili mundëson Kosovës qasje në mëse 17 programe të BE-së,  si dhe asistenca në platformat mbështetëse të IT dhe mbështetja në reformën e politikave për arsim dhe rini që parasheh Programi “ Erasmus +”, deputetët e nënshkruar vlersojnë se ratifikimi i tyre duhet të ndodh sa më parë”, përfundon komunikata.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme