Pamje nga një seancë e kaluar e Kuvendit| Foto: KALLXO.com

Nis Seanca për Vlerat e Luftës

Seancën e jashtëzakonshme ku do të debatohet për vlerat e luftës së UÇK-së në situatën e krijuar e kërkoi grupi parlamentar i PDK-së, pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet e komandantëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së në rastin “Drenica2” para tri ditësh.

Aktualisht debatin për vlerat e luftës po e arsyeton para deputetëve shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti, ndërsa pas debatit pritet të miratohet një rezolutë.

Kundër debatit dje u deklarua organizata “Demokracia +”, duke e cilësuar debatin e paralajmëruar ndërhyrje në gjyqësor.

http://kallxo.com/demokraci-plus-denon-nderhyrjen-e-kuvendit-ne-gjyqesor/

Edhe Zyra e BE-së në Kosovë, në një deklaratë për KALLXO.com u bëri thirrje deputetëve që të mos përzihen në vendimet e gjykatave.

http://kallxo.com/kerkon-nga-deputetet-te-mos-kontestojne-vendimet-e-gjykatave/

Në vitin 2013 ishte mbajtur edhe një debat tjetër i deputetëve për rastin Kiçina-të dënuarit për vrasjen e Hamëz Hajrës dhe anëtarëve të familjes së tij.

Rasti “Kiçina” Megjithatë Debatohet Nga Deputetët