Nga nesër fillon dezinsektimi në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga nesër do të fillojë fazën e parë të dezinsektimit hapësinor.

Sipas një njoftimi është bërë e ditur se dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara:

7 qershor Parku i Qytetit, Aktash, qyteza Pejton, qendra, lagja e Muhaxherëve, lagja Vellushë (blloqet te shtëpia e pleqve), lagja Tophane

8 qershor Lagjet Dardania, Lakrishtë, Arbëri, Ulpiana, fshati Shkabaj, zona industriale, kazerma Adem Jashari

9 qershor Prishtina e Re (Lagjet Veternik, Qëndresa, lagja NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

10 qershor Lagja Bregu I Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabria, Kolovica dhe Kolovica e Re

11 qershor Lagja Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe

12 qershor fshati Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll dhe Vranidoll.