Nesër fillojnë punimet për kanalizimin e fshatit Dush të Klinës

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka konfirmuar se nesër fillojnë punimet në rrjetin e kanalizimit në fshatin Dush të komunës së Klinës.

“Në vazhdën e realizimit të  disa projekteve që ka Komuna e Klinës për këtë vit, nesër në orën 11:00, do të fillojnë punimet në realizimin edhe të një projekti me prioritet të veçantë, që do t’i gëzojë banorët e fshatit Dush të kësaj komune”, thuhet në njoftimin e Komunës së Klinës.

Projekti i kanalizimit të fshatit Dush është paraparë si prioritet me buxhet për këtë vit.

Kryetari Elezaj po ashtu ka siguruar se mbikëqyrja e kualitetit  të  projektit do të bëhet nga organet profesionale dhe nga vetë komuniteti i këtij fshati.

“Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në mirëqenien e jetës së këtyre banorëve, në veçanti për atë të kanalizimit, pasi problemi me ujëra të zeza në këtë pjesë lokalitet është evident”, thuhet në njoftim.