Ilustrim, Foto: Kallxo.com, Gastronomia

Sulmohet fizikisht një punëtor i një kafiterie në Prishtinë

Një punëtor i një kafiterie në Prishtinë është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme me 05.05.2024.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është sulmuar nga një person i dyshuar, gjatë kohës sa ishte në vendin e punës në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

Sipas Policisë, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.