Ilustrim

Në Banullë të Prishtinës lëndohen 6 persona nga aksidenti mes kamionit dhe veturës

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banullë të Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident mes kamionit dhe një veture.

Sipas policisë, të lënduar janë vozitësi i veturës dhe pesë pasagjerët e tij.

Policia po ashtu thotë se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK dhe se rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.

Aksidenti ka ndodhur në orën 20:35.