Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksident në Drenas, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ragip Halilaj” në  Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”-ka thënë Ahmeti për KALLXO.com më 06.05.2024.