Moti në Shqipëri

Orët e para të ditës së sotme në Shqipëri dominohen nga kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash në të gjithë Shqipërinë.

Më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat Jugore-Juglindore.

Kjo situatë e motit do të mbetet prezent gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes, por rënie sjellë mesdita duke u luhatur nga -3 gradë në zonat Verilindore deri në 13 gradë Celsius në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Meridian Express ka përfunduar me sukses kampanjën “Barazo Faturën”, duke dorëzuar çekun në vlerë 5,829 euro – mjete këto të mbledhura nga konsumatorët e saj e që kanë për qëllim mbështetjen për fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë.

Kjo fushatë tradicionale e Meridian Expres, u organizua për vitin e 11-të dhe mbledhja e këtij donacioni të konsiderueshëm u bë e mundur falë  dhurimit të konsumatorëve  të Meridian Express, të cilëve ju ofrua mundësia të zgjedhin të barazojnë faturën e tyre të blerjes dhe të dhurojnë shumën e mbetur, qoftë edhe një cent, për të mbështetur fëmijët pa përkujdes prindëror dhe në rrezik të braktisjes.

“Konsumatorët e Meridian Express kanë qenë gjithmonë të angazhuar në këtë fushatë dhe ajo është bërë tashmë pjesë e kulturës sonë të solidaritetit,” tha Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express, Agon Gashi, në ceremoninë simbolike të dorëzimit të çekut. “Si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës, Meridian Express është  fokusuar në kthimin në shoqëri dhe ofrimin e ndihmës për njerëzit në nevojë” – theksoi Gashi.

Albanë Zogu Morina, në emër të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovës, shprehu mirënjohjen e saj për konsumatorët e Meridian Express: “Faleminderit të gjithë konsumatorëve të Meridian Express që nuk hezitojnë asnjëherë të ndajnë pak nga vetja për fëmijët e SOS Fshatrave. Vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Meridian Express si një partner afatgjatë dhe strategjik të SOS Fshatit” – nënvizoi Zogu Morina, duke shtuar se me ndihmën e miqve, kontribuojmë që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë operojnë që nga viti 1999 dhe kanë ofruar ndihmë për më shumë se 2,500 në nevojë përmes formave të ndryshme të mbrojtjes dhe kujdesit. Aktualisht në SOS Fshat kanë gjetur strehim 37 fëmijë pa përkujdes prindëror dhe po ashtu mbështesim edhe 12 të rijnë pa përkujdes prindëror që janë mbi 18 vjeç.