VIDEO: Digjet një trafo në lagjen Velania

Pak më herët është djegur një trafo e energjisë elektrike afër SOS Fshatit të fëmijëve në lagjen ‘Velania’ në Prishtinë.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se në vendngjarje kanë dalë ekipi i Zjarrfikësve dhe Policia.

Policia ka thënë se nuk ka mbledhur ende të dhëna lidhur me rastin.