Pamje nga bregdeti shqiptar | Foto: RTV 21

Mot me vranësira mesatare në Shqipëri

Gadishulli ballkanik po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të freskëta veriperëndimore të cilat do të kushtëzojnë në territorin e Shqipërisë rënie graduale të temperaturave.

Për sot moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut të izoluara në zonën qendrore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0  metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore   16/30°C

Zonat e  ulëta    19/34°C

Zonat  bregdetare  21/31°C./rtv21