Kompania Turistike Shpejtimi vjen me befasi për pushimet verore!
Kompania Turistike Shpejtimi, e njohur për shërbimet e saja, ka njoftuar se nga data 23 maj e këtij viti do të realizohen çdo ditë nisje nga Prishtina në drejtim të dy destinacioneve më të kërkuara verore në Shqipëri: Shëngjin dhe Velipojë.
Ky njoftim vjen si pjesë e përgatitjeve për sezonin e verës 2024, i cili pritet të jetë një nga më të nxehtit. Linjat e rregullta do të fillojnë nga data 23 maj 2024, me nisje çdo ditë të javës. Kompania ka bërë të ditur se nisjet e para do të jenë më 10 dhe 11 maj 2024, me kthime të planifikuara për më 12 dhe 19 maj. Ky orar i ri ofron mundësi të shkëlqyera për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë bregdetin e Shqipërisë me tarifa të arsyeshme.
Autobusët do të nisen nga Prishtina në orën 05:00 dhe do të kalojnë nëpër stacionet kryesore si Fushë Kosovë, Therandë dhe Prizren, para se të mbërrijnë në Velipojë dhe më pas në Shëngjin. Kthimet nga Velipoja janë të caktuara në orën 16:00 dhe nga Shëngjini në orën 17:00.
Në aspektin e akomodimit, Shpejtimi ka bashkëpunuar me disa nga hotelet më të njohura në zonë. Klientët mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë e opsioneve si Rafaelo Comfort, Rafaelo Executive, Rafaelo Deluxe & SPA, Tanushaj, Twin Towers dhe Frojd 1 & 2, me çmime që variojnë nga 30 deri në 45 euro për natë, duke përfshirë mëngjesin. Për ata që preferojnë paketat e gjysmë pensionit, çmimi është i njëjtë për të gjitha opsionet, 35 euro. Pakot mund t`i gjeni këtu.
Çmimi për biletën kthyese është vetëm 15 euro, duke e bërë këtë ofertë akoma më tërheqëse për udhëtarët. Për më shumë informata dhe rezervime, klientët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Shpejtimi në internet ose të kontaktojnë përmes numrave të telefonit të dhënë.
Gjithashtu, biletat mund të blihen në agjensionet e vendosura në Prishtinë, Suharekë dhe Prizren. Shpejtimi vazhdon të jetë partneri juaj i besuar në udhëtimet tuaja.
Rrjetet sociale: Facebook & Instagram