Moti në Shqipëri, në veri reshje shiu, në zonat e tjera i vranët

Gjatë ditës së sotme moti në Shqipëri do të jetë i ndryshueshëm.

Në veri të vendit do të ketë reshje, e në zonat do të ketë vranësira.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë situata do të paraqitet ndryshe të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera-herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës.