Në ndihmë të fshatrave SOS në Kosovë/ CEO i SIGAL UNIQA i dorëzon çmimin “FIDES 2022” Librarisë “Dukagjini”
Libraria “Dukagjini” ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ.
Për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të fëmijëve të fshatrave SOS, Libraria “Dukagjini” fitoi mbrëmjen e djeshme çmimin “FIDES 2022”, në një event organizuar në Prishtinë nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe mbështetur nga kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.
Ishte pikërisht CEO i SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z. Avni Ponari ai që dorëzoi edhe çmimin tek fituesi.
“Biznesi është gjithmonë pjesë e dhurimeve, pjesë e kontributeve dhe ndihmave. Por pjesa dërrmuese e tyre qëndrojnë në heshtje dhe nuk ka dëshirë të dalin në publik. Ndërsa unë sot kam edhe këtë privilegj, të dorëzoj këtë çmim, një mikut tim, një personaliteti, Librarisë “Dukagjini”, themeluar më 4 maj 2000 dhe sot njihet si vatra e dijes dhe burimit të librave.
Në kohën kur plagët e luftës në Kosovë ishin ende të freskëta, libraria “Dukagjini” u mundua që vendit tonë ti rikthente freskinë dhe fuqinë më të madhe, e cila mund të ndryshojë një shoqëri, fuqinë e librit. Sot libraria “Dukagjini” ofron mbi 22 mijë tituj, nga autorë vendas dhe ndërkombëtar. Libraria “Dukagjini” ka ndihmuar fshatrat SOS nëpërmjet donacioneve të ndryshme”, tha ndër të tjera në fjalën e tij z. Ponari.
LEXO EDHE: “Mbi 300 tituj librash, mbi 50 mijë përdorues”/ SIGAL Audiobooks, libraria digjitale FALAS për të gjithë shqiptarët
Linku: https://audiobooks.al/
Sipas tij, vetëm brenda viti 2022, kjo librari ka dhuruar për këta fëmijë rreth 12,700 euro nga aktivitete që janë bërë nga fondacioni që mban emrin e themeluesit të saj, Agim Lluka.
Ky është viti i 13-të që FIQ ndan Çmimin FIDES për filantropinë korporative, duke vlerësuar kështu biznese dhe individë të cilët kanë kontribuar për të mirën e përbashkët të popullit të Kosovës.
Në kuadër të “Përgjegjësisë Sociale”, edhe SIGAL UNIQA Group Austria, kompani sigurimesh që operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut prej shkurtit 1999, është një prej bizneseve që gjithmonë ka mbështetur artin,, kulturën, trashëgiminë kulturore, sportin dhe shumë fusha të tjera të jetës. Pa harruar këtu personalitete dhe individë të ndryshëm për të ecur përpara në karrierat e tyre.
SIGAL UNIQA Group Austria është çdo vit pranë komunitetin edhe përmes Klinikës Lëvizëse mjekësore “SIGAL UNIQA Vital Truck”, e vetmja në Shqipëri dhe rajon, e cila ofron një gamë të gjerë ekzaminimesh mjekësore falas.
Që prej vitit 2015, “SIGAL UNIQA Vital Truck” u ka ardhur në ndihmë qindra-mijëra klientëve dhe qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë, duke u ofruar atyre shërbime mjekësore falas.
SIGAL UNIQA Group Austria është edhe një partner i universiteteve publike dhe private duke marrë pjesë aktivisht në panairet e punës dhe seminare të ndryshme si dhe përmes ofrimit të praktikave mësimore në zyrat e saj qendrore.
Panairet e punës të zhvilluara nga universitete të ndryshme kanë qenë në fakt prezantimi i parë me disa të rinj të cilët tashmë janë pjesë e stafit SIGAL UNIQA Group Austria.