Mosmarrëveshje në Gjilan, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar nga policia në Gjilan pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 16 në fshatin Ponesh të Gjilanit.

Sipas policisë të dyshuarit pas një mosmarrëveshje rreth një rruge ishin përfshirë në rrahje. Si pasojë e rrahjes të gjithë personat kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.