Takimi Kujtim Gashi - Rufki Suma - Foto: MKRS
MKRS investon në ndërtimin e Qendrës Kulturore në Han të Elezit
19.9.2018 - 17:54
Ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka vizituar sot Komunën e Hanit të Elezit, me ç’rast në mes të MKRS dhe kësaj Komune është nënshkruar një memorandum për ndërtimin e Qendrës Kulturore në këtë qytezë.
Sipas këtij memorandumi, MKRS do të japë 250 mijë euro si mbështetje financiare për ndërtimin e këtij projekti.
“Ky investim do të kryhet gjatë viteve 2019 dhe 2020, ndërsa Komuna e Hanit të Elezit për këtë projekt do të investojë 10 mijë euro, investim i cili do të kryhet gjatë vitit 2019”, thuhet në komunikatë e lëshuar nga MKRS me rastin e nënshkrimit të këtij memorandum nga ministri Kujtim Gashi dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.