Drejtësi për Astrit Deharin kërkohet në marshin protestues në njëvjetorin e vdekjes së tij - Foto: KALLXO.com

Marshi Protestues për Astrit Deharin - FOTO

“Unë jam Astriti” e “Pa drejtësi s’ka qetësi” është thirrur në marshin protestues në përvjetorin e parë të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Më 5 nëntor 2016 Astrit Dehari ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që kishte ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Në marshin protestues, që ka nisur te Biblioteka Kombëtare, janë mbledhur qindra persona, aktivistë e zyrtarë të Vetëvendosjes, familjarë të Astritit e kolegë të fakultetit.

Në homazhet që u bënë sot te varri i të ndjerit, deputeti Glauk Konjufca bëri fajtor të drejtpërdrejt për vdekjen e Astrit Deharit pushtetin e kaluar.

http://kallxo.com/konjufca-pushteti-ka-gisht-ne-vdekjen-e-astrit-deharit/

Pjesëmarrësit e marshit protestues janë nisur drejt sheshit “Skënderbeu” ku do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë.

KALLXO.com po e transmeton LIVE këtë marsh protestues.