Foto: Ilustrim

Lutfi Haziri emëron drejtorët dhe kabinetin e Komunës së Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një konference për media ka prezantuar sot drejtorët e drejtorive në Komunën e Gjilanit.

Afër 5 muaj për betimit të tij si kryetar komune, Haziri ka vendosur që ta prezantoj ekipin e tij të nënkryetarëve dhe drejtorëve të komunës.

Koalicioni qeverisës në Komunën e Gjilanit përbëhet nga LDK-ja si fituese e zgjedhjeve, AAK, AKR, KDTP dhe LS.

Për nënkryetar të Komunës ai ka zgjedhur ish-shefin e kabinetit të tij për mandatin e kaluar, Arbër Ismaili.

Ndërsa nënkryetar për komunitete ka zgjedhur përfaqësuesit e KDTP-së, Kadri Huseinin.

Nga 12 drejtori të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka zgjedhur 10 burra dhe 2 gra.

Njëra nga drejtoreshat e komunës, Valbona Tahiri që do të udhëheq me drejtorinë për Zhvillim Ekonomik ka ardhur nga shoqëria civile, mirëpo që sipas Lutfi Hazirit ajo do t’i nënshtrohet programit qeverisës të koalicionit.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim sipas Hazirit është emër i propozuar nga organizatat e biznesit në Gjilan.

Sipas Haziri, drejtorët e emëruar sot do t’i “nënshtrohen” vlerësimit të punës pas 90 ditë dhe nëse s’kanë arritur të tregojnë punë të kënaqshme ata do ndërrohen.

“Ne jemi pajtu që pas tre muajsh, në prag të 100 ditëshit të parë, partnerët e koalicionit ta diskutojnë rolin, angazhimin dhe suksesin e çdo përfaqësuesi të tyre në qeverisjen lokale dhe në pajtueshmëri të plotë do të merremi veshi se a do ti vazhdohet besimi apo do të ndërrohen, duke u bazuar në marrëveshje. Nuk do të ketë kompromis sepse 90 ditët e parë do të jenë të mjaftueshëm me te tregu se a janë premtues për 4 vitet e ardhshme me i realizu këto obligime”, tha kryetari Haziri.

Kjo është lista e të emëruarve të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri:

Nënkryetar i Komuëns -Arbër Ismaili

Nënkryetar i Komunës për Komunitete – Kadri Huseini

Shef i kabinetit – Faton Bislimi

Asistente të krytearit –  Florentina Haliti dhe Deniza Limani

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme – Bardhyl Syla

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Selami Xhemajli (AAK)

Drejtoria e Arsimit – Nazim Gagica (AAK)

Drejtoria për Buxhet dhe Financa – Zijadin Maliqi

Drejtoria për Shërbime Publike – Naser Korça

Drejtoria për Bujqësia – Ramiz Ramadani

Drejtoria për Gjeodezi – Sadaudin Berisha

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Sami Spahiu (AKR)

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik – Valbona Tahiri nga shoqëria civile

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Shpresa Hajdari

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim – Bekim Bajrami propozim nga organizatat e biznesit

Drejtoria e Inspeksionit – Nevzad Rushiti