Vrasja ne Lipjan 01 foto KALLXOcom

Kuvendi mblidhet sot për mbylljen e kazinove

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

Pas mbledhjes së Kryesisë Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues.

Kjo iniciativë e opozitës vije si reagim pas dy rasteve të fundit ku dy persona u vranë brenda lokaleve të kazinove.

Rasti i parë ishte në Suharekë, ku një i ri u vra në vendin e tij të punës. Për këtë vrasje po dyshohet në rreshter i Policisë.  LINK

https://kallxo.com/suharekasit-nenshkruajne-peticionin-per-shfuqizimin-e-ligjit-per-lojerat-e-fatit/

https://kallxo.com/prokuroria-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-kazino-ende-nuk-eshte-identifikuar/

.