Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme lidhur me çmimin e rrymës
Kuvendi i Kosovës pritet të nisë sesionin pranveror me seancë të jashtëzakonshme sot.
Sipas njoftimit, deputetët do të mblidhen në ora 10:00 për të shqyrtuar propozim-rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Vendimi për seancën e jashtëzakonshme është marrë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Ndërsa, kërkesa për këtë debat ka ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës.Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë tha se aktualisht nuk ka temë me të rëndësishme se kjo.“Sot filloi sesioni i ri pranveror parlamentar dhe ne si PDK me mbështetjen e 40 deputetëve kemi thirrur një seancë të jashtëzakonshme për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nuk ka temë me të rëndësishme. Ju i dini shqetësimet e mëdha që kanë ngritur qytetarët. Ne sot kemi kanalizuar këtë kërkesë dhe sesionin pranveror do të fillojmë më këtë seancë dhe kemi propozuar rezolutë për uljen e çmimit të energjisë elektrike”- tha ai.