Kryetari i Podujevës në ‘Jeta në Komunë’

Të dielën në orën 12:00, në RTK, do të transmetohet debati me kryetarin e komunës së Podujevës, Agim Veliu për premtimet e përmbushura dhe të papërmbushura në këtë komunë në dy vitet e para të qeverisjes në këtë mandat.

Si i ka trajtuar komuna e Podujevës ujërat e zeza, një nga problemet kryesore të banorëve të komunës?

Pse shtrati i lumit Llap është shtruar vetëm në pjesnë që kalon nëpër qendrën e qytetit dhe cila është gjendja e pjesës tjetër të këtij lumi?

Pse 30 shkolla të Podujevës menaxhohen nga ushtrues të detyrës së drejtorëve

Sa shkolla i ka rinovuar komuna e Podujevës në dy vitet e para të qeverisjes së Agim Veliut për këtë mandat?

Debati për komunën e Podujevës do të transmetohet të dielën në orën 12:00 në RTK.